PROFILI I KOMPANISË

Gjatë gjithe periudhes se operimit ne tregun e Kosoves, SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosove ka pasur rezultate evidente pozitive sidomos në aspektin e:

  • situatës se qendrueshme financiare,
  • plotësimit te nevojave të klientëve për produktet e sigurimit
  • rritjes se garancive dhe të besueshmërisë me mbeshtetjen e nje rrjeti efikas risigurimi
  • bashkëpunimit te suksesshëm dhe korrekt me partnerët lokale dhe ndërkombëtarë

Nga pikëpamja organizative, SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group operon në tregun e brendshëm në një shtrirje të madhe gjeografike duke ofruar shërbimet e saj ne te gjithe territorin e Kosoves.

Që prej shumë vitesh ne jemi nje nga Kompanite Lidere ne Treg bazuar ne volumin e primeve te realizuara per te gjitha linjat e bizneseve dhe Lider per sigurimet vullnetare per vitin 2014 – 2015.

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group është  një kompani e cila gëzon reputacion shumë të mire reflektuar në marzhin e lartë të rinovimeve të kontratave me Klientet si dhe vlerësimit të aktivitetit të saj nga Institucionet mbikëqyrëse.

Si nje Kompani qe e ushtron aktivitetin e saj me standarte te larta te mbeshtetura edhe nga Kompania meme Vienna Insurance Group dhe partneret risigurues, Sigma Interalbanian Vienna Insurance group sh.a jep kontributin maksimal drejt plotesimit te kushteve për zhvillimin dhe konsolidimin e tregut lokal të sigurimeve.

PROFESIONALË, TË SHPEJTË DHE CILESORE NE ZGJIDHJEN E KERKESAVE PER DEMSHPERBLIM

Imazhi dhe kapaciteti që kompania ka në treg ka qenë rezultat i depërtimit efikas në segmente të ndryshme të tilla si individë, organizata jofitimprurëse, institucione të huaja të akredituara, kompani të mëdha, në kompani të ndryshme industriale, institucione financiare, etj  Kjo është arritur ne saje te nje stafi profesional, te talentuar dhe energjik;  mbeshtetjes se kompanise sone meme Vienna Insurance Group dhe bashkepunimit korrekt dhe të sukseshëm me partneret lokale dhe ndërkombëtarë.  

Gjithashtu, një nga pikat kyçe të filozofisë sonë është pasja e një startegjie të qartë të trajtimit dhe rimbursimit të kërkesave për dëmshpëshperblim e cila ne besojmë se duhet të jetë nje parim i rëndesishem për çdo kompani  sigurimi.

Më shumë se 90% e konsumatorëve te SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a – Dega në Kosovë zgjedhin për të rinovuar politikat e tyre të sigurimit me ne, dhe vetëm kënaqësia e konsumatorëve mund të prodhojë norma kaq te larta te rinovimit.

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group JSC – Dega në Kosovë, me mbështetjen e shoqërisë mëmë Vienna Insurance Group dhe gjithashtu te partnerëve risigurues ka arritur te trajtoje dhe rimbursoje me sukses kerkesa me vlere shume te larte demshperblimi por edhe komplekse. Ne do të theksojmë trajtimin dhe rimbursimin e nje demi ne pronë me një vlerë të konsiderueshme të rimbursimit me më shumë se 7 milionë euro e cila konsiderohet si kerkesa me e madhe e rimbursuar ne Kosovë nga ndonje Kompani Sigurimi. Pavarësisht vlerës së konsiderueshme të demit, SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group JSC – Dega Kosovë e menaxhoi te gjithe procesin me profesionalizem dhe efikasitet duke siguruar zgjidhje të menjëhershme per te siguruarin tone.

VLERAT E PUNONJESVE TANE

Ndershmëria dhe qëndrueshmëria janë prioriteti ynë kryesor. Secili prej nesh mban përgjegjësi personale për standartet më të larta të sjelljes, ndershmërise dhe integritetit në çdo aspekt të punës sonë. Veprimet flasin me shume se fjalet. Të gjithë punonjësit tanë punojnë në drejtim të qëllimeve të njëjta, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne respektojmë klientët tanë, degjojme dëshirat e tyre, dhe kuptojme pritshmerite e tyre. Ne përpiqemi te sigurojme shërbime me cilesi te cilat tejkalojne pritjet e klientëve tanë.

Ne trajtojmë njëri-tjetrin me respekt dhe jemi krenarë për përfitime të konsiderueshme të sjella nga një diversitet të punonjësve dhe ideve. Për të vazhduar suksesin tonë, ne trajnojme punonjësit tanë duke i ndihmuar ata të rriten dhe zhvillohen profesionalisht për të përmbushur përgjegjësitë e reja.