Sigurimi Kompleks për Banka (BBB & ECC)

Sigurimi i veprimtarisë së bankave

  • Sigurimi kompleks per Bankat (B.B.B. – Bankers’ Blanket Bond) &
  • Sigurimi nga dëmet si rezultati i manipulimit me kompjuter dhe mjeteve të tjera elektronike (Electronic & Computer Crime)

Sigurimi BBB eshte nje sigurim i dizenjuar vetëm për Bankat, pasi ofron nje mbulim nga një seri rreziqesh, kryesisht financiare nëpërmjet klauzolave përkatëse, të cilat mund të jene 7 ose me shumë varesisht specifikës së kërkesave të Bankës:

  • Jobesueshmëria e punonjësve, që mbulon dëmet financiare që janë rrjedhojë e veprimeve jo të ndershme të punonjësve të Bankës.
  • Dëmtimi i zyrave e përmbajtjeve të tyre, për shkak të dëmtimit të mobiljeve, pajisjeve, kasafortave, shkaktuar nga vjedhja me thyerje si dhe grabitja.
  • Sigurimi i parave në kasafortë, i cili mbulon dëmet e pësuara si rrjedhojë e veprimeve të dhunshme të tilla si: vjedhja, vjedhja me thyerje dhe grabitja gjatë kohës që kjo pasuri është ose supozohet të jete në ambjentin e të Siguruarit ose të ndonjë Banke tjetër.
  • Para në udhëtim, që mbulon humbjen ose dëmtimin e pasurisë gjatë udhëtimit kudoqoftë nën ruajtjen e Punonjësve ose nën ruajtjen e çdo shoqërie Siguruese ose Transportuese, me qëllim transportimin në emër të të Siguruarit.
  • Çeqet e falsifikuara
  • Kartmonedha te falsifikuara
  • Sigurimi i Letrave me Vlere dhe Dokumenteve te Shkruara