Sigurimet Inxhinierike

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Dega Kosovë është pjesë e kompanisë më të madhe në Evropën Lindore dhe Juglindore – Vienna Insurance Group dhe mbështetet mbi standardet e saj në ofrimin e produkteve specifike siç janë sigurimet e inxhinierisë civile.
Për të gjithë ndërtuesit dhe zbatuesit e projekteve në Kosovë SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Dega Kosovë ofron lloje të ndryshme të sigurimeve inxhinierike. Standardi i mbulimit ofron mbrojtje të plote nga të gjitha rreziqet, që mund të demtojnë projektin Tuaj dhe është i njëjtë me atë që ofrojnë kompani lider në botë për këto lloje sigurimesh:

1. Sigurime nga te gjitha rreziqet ne ndertim (CAR),mbulon punimet e ndërtimit që në fazën e projektimit dhe deri në përfundimin e tyre. Ky sigurim mbulon si dëmet që mund të pësojnë punët e kontratës, ashtu dhe dëmet që I Siguruari mund t’u shkaktojë palëve të treta.
Rreziqet kryesore që mbulohen për sigurimin e punëve të kontratës janë:
1. zjarr, rrufe, eksplozion
2. përmbytje, vërshim
3. stuhi e cdo lloji
4. tërmeti
5. Vjedhja, grabitja
6. Mjeshtëria e keqe, akte keqdashëse …

Siguruesi mban përgjegjësi për dëmet e pësuara gjatë periudhës së sigurimit. Ai do të paguajë për dëmtime materiale të objektit që është në ndërtim, si dhe dëme të shkaktuara palëve të treta, të tilla si:
* Dëmtime trupore aksidentale ose dëme të palëve të treta
* Humbje ose dëmtime aksidentale të pasurisë që u përket palëve të treta
* Të gjitha shpenzimet, për të cilat Siguruesi ka dhënë miratimin e tij me shkrim

2. Sigurimi nga të gjitha rreziqet e montimit (EAR), siguron punimet e montimit të makinerive dhe pajisjeve që ne fillimin e tyre deri në fazën e përfundimit të vënies së tyre në punë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta për dëme materiale e shëndetësore.
Mbulimi i ofruar është i të njëjtit standard si CAR, por i dizenjuar në mënyrë specifike për fazën e montimit të makinerive e pajisjeve në objektet industriale.
Rreziqet që ofron janë të ngjashme me ato të sigurimit CAR, por ofrohen në momentin e montimit ose për projekte ku volumi më i madh i punës është montim.
Përgjegjësia e Siguruesit fillon menjëherë me fillimin e punës montuese, ose pas shkarkimit të artikujve të listuara në formular në sheshin e montimit dhe do të vazhdojë deri në momentin e mbarimit të dorëzimit, ose deri në momentin e përfundimit të provës së punës ose provës me ngarkesë të plotë.
Ky sigurim mbulon:
* Dëmet materiale që ndodhin në procesin e montimit të makinerive, si dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që janë pasojë e çdo ngjarjeje sigurimi.
* Përgjegjesinë ndaj palëve të treta si seksion i veçantë
SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Dega Kosovë ofron dhe rekomandime mbi llojet e rreziqeve që duhet të perzgjidhen nga i Siguruari varësisht projektit që ai po zbaton.