Sigurimi Mjeteve Monetare

Sigurime te mjeteve monetare

Për të gjitha Bankat dhe Institucione të tjera Financiare SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Dega Kosovë ofron sigurime të veçanta për aktivitetin që ato kryejnë. Mbulimet janë të dizenjuara sipas nevojave specifike të tyre dhe nje standardi europian si më poshtë:

Sigurimi i parave ne kasaforte (CIS), siguron mjetet monetare që ndodhen në sportel, arkë e vendet e depozitimit të tyre ndaj rreziqeve të vjedhjes dhe grabitjes. Me anë të këtij sigurimi mbulohen kartmonedha në formën e valutave te ndryshme, sipas shumave të përzgjedhura nga institucioni përkatës. SIGMA Interalbanian Vienna Interalbanian Insurance Group Dega Kosovë do të demshpërblejë të Siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pasurisë (parave) së siguruar si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe/ose daljes me dhunë dhe/ose forcërisht nga ambjentet e siguruara.

Sigurimi i parave ne udhetim (CIT), siguron mjetet monetare gjatë transportit me korrier ose automjete ndaj rreziqeve të tilla si: vjedhja, grabitja etj…Objekt i këtij sigurimi janë kartmonedha në formën e valutave të ndryshme, deri në shumën e përzgjedhur nga institucioni përkatës.

Sigurimi ka si periudhë kohore momentin që pasuria (paratë) ngarkohen në automjetin që do të kryejë transportin me dokumentacionin përkatës deri në dorëziminin e tyre në destinacionin e përcaktuar. Sipas rregulloreve për këtë sigurim transporti i parave duhet të behet nën ruajtjen e punonjësve dhe/ose nën ruajtjen e shoqërisë transportuese apo siguruese.