Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Me anë te këtij sigurimi Ju mund të keni mbrojtjen maksimale në rast të një dëmtimi nga zjarri ose nga ndonjë nga rreziqet e tjera prej të cilave Ju keni siguruar Biznesin Tuaj. Ky sigurim ofron dëmshpërblim për fitimet e parashikuara për aq kohë sa do t’ju duhet të rindërtoni ambjentet e dëmtuara në përputhje me policën e sigurimit të rënë dakord dhe nënshkruar mes palëve.

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group ofron si produkt të vecantë, të shoqëruar gjithnjë me sigurimin nga zjarri dhe rreziqet shtesë, sigurimin nga ndërprerja e biznesit. Në rast të një dëmi në pronën e biznesit Tuaj ju keni një mbrojtje të dyfishtë. Përfitoni dëmshpërblim për pronat që mund të jenë dëmtuar fizikisht dhe gjithashtu dhe fitimin që do të kishit realizuar për periudhen që biznesi Juaj nuk mund të jetë aktiv.