Karriera

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.A. Dega Kosovë identifikohet në treg si njëra ndër kompanitë më serioze, më profesionale dhe me stafin më të kualifikuar të industrisë.
Për Kompaninë tonë është shumë e rëndësishme të identifikojmë individë që e duan punën dhe që përkojnë me vlerat e Kompanisë siç janë: integriteti, besueshmëria dhe ndershmëria. Bazat e Kompanisë tonë shtrihen mbi këto vlera, prandaj, çdo individ që veçohet me këto karakteristika mund të bëhet pjesë e ekipit tonë. Parimet tona të punës na diferencojnë në tregun e sigurimeve. Kjo, sepse, ne përkrahim punonjësit tanë në çdo hap të tyre dhe u mundësojmë ngritje dhe zhvillim në karrierë. Punonjësit tanë dallohen me frymën bashkëpunuese, punën ekipore dhe respektin që kanë për njëri tjetrin. Prandaj, individët që ndajnë këto vlera janë të mirëseardhur të bëhen pjesë e stafit tonë dinamik. 

Kompania jonë është përkrahëse e praktikave bashkëkohore të menaxhimit të burimeve njerëzore ku si rezultat ne mbajmë punonjësit më të dalluar të industrisë të cilët zgjedhin të ndërtojnë karrierën e tyre në SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Dega në Kosovë. Strategjia e Kompanisë për të trajtuar punonjësit si kapital vjen si rezultat i praktikave të grupit Vienna Insurance Group i cili ka shtrirje në 25 shtete dhe punëson mbi 23,000 punonjës. Mbetemi të dedikuar të zhvillojmë punonjësit tanë dhe të përditësojmë njohuritë tona paralelisht me inovacionet dhe praktikat ndërkombëtare.

Shpalljet për vende të lira të punës do të publikohen në këtë faqe dhe në faqen tonë në rrjetin social Facebook në facebook/sigmavigks.