Dokumentet për Trajtimin e Dëmeve

Për të gjitha llojet e dëmeve, gjatë procedurës së trajtimit, mund të kërkohet dokumentacion plotësues mbi ngjarjen perveç dokumenteve te citura me poshte, në rastet kur konsiderohet e nevojshme.
Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group sh.a – Dega Kosove do të rimbursojë kërkesen për rimbursim në bazë te afatit të përcaktuar në kontratën përkatëse të sigurimit pas marrjes së gjithë dokumentacionit te nevojshme shoqërues.

DËMET E SHKAKTUARA NGA AUTOMJETET E SIGURUARA ME POLICË M.T.P.L
Në rast të dëmit material në automjet dhe pronë, shkaktuar nga automjeti i siguruar pranë SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A – DEGA KOSOVE:

Dokumenta qe vertetojne rastin e sigurimit

  1. Kerkesa per demshperblim (shkarko formularin)
  2. Njoftimi i reklamimit (aksidentit) nga shkaktari i demit, ne se eshte e mundur.
  3. Raportin e Policise se Trafikut  dhe skica e vendngjarjes.
  4. Deklarime te deshmitareve okulare ne aksident (kur ka te tilla).
  5. Cdo dokumet tjeter qe ndihmon ne vertetimin e rastit te sigurmit – raporti shtese i policise, kallZimi penal mbi rastin, foto te vendit te ngjarjes, Vendimi i Gjykates forma e prere.

Dokumenta specifike per demet shendetesore:

  1. Çertifikata e bashkesise familjare, leshuar nga organet komunale  ( Gjendja Civile)
  2. Vertetimi i te ardhurave neto personale per vitin e fundit (duke u nisur nga dita e aksidentit), i detajuar per çdo muaj dhe i konfirmuar nga organet kompetente komunale.

Per rastet e vdekjes

  1. Skede vdekje ose çertifikate vdekje
  2. Deshmia e trashgimise per te ndjerin, leshuar nga Gjykata.

Per rastet e paaftesise per pune

  1. Çdo dokument mjekesor qe siguron i demtuari i leshuar nga spitali, mjeku i familjes apo mjeket e njesive komunale per te aksidentuarin dhe qe ka lidhje me ngjarjen.
  2. Çertifikata personale e te demtuarit, leshuar nga organet komunale  ( Gjendja Civile).
  3. Raport i paaftesise per pune, i cili te shprehe ne % masen e paaftesise bazuar ne Tabelen e Paaftesise se Perhereshme per Pune.

Dokumenta specifike per demet materiale:

  1. Kontrata e shitblerjes ose e dhurimit te automjetit (objektit) ose Libreza e mjetit  (fotokopje, identiteti i se ciles me origjinalin vertetohet nga avokati ose punonjesi i kompanise qe trajton demin.)
  2. Akt Ekspertim – Vleresim Demi te objektit te demtuar.
  3. Fotografi te mjetit (objektit) te demtuar dhe fotografi te mjetit shkaktar ne se eshte e mundur.
  4. Fatura, oferta te riparimit, blerjes, transportit, ruajtjes.

DEMET E PRONES  

  • Kerkesa per demshperblim
  • Njoftimi i ngjarjes ( te shkruar )
  • Vertetim nga organet zjarrfikese mbi shkaqet e zjarrit
  • Deklarata e shefit te sigurimit te te subjektit (nese aplikohet)
  • Deklarata e manaxherit te subjektit (nese aplikohet)
  • Incizime te kamerave te siguris (nese ka)
  • Raporti i organeve të specializuara në varësi të ngjarjes (raporti I ekspertit të zjarrit, fito-sanitar; raporti i policise etj..)
  • Vendimi nga Prokuroria per ecurine e ngjarjes ose Vendimi Gjykates
  • Fotokopje e faturave te blerjes mallit te vjedhur  
  • Dokumentet tjera specifike kërkohen varësisht nga rasti.

PER RASTET E VJEDHJEVE TE PARAVE:

  • Kerkesa per demshperblim
  • Njoftimi I ngjarjes (te shkruar)
  • Kopje e kontrates se punes e personit pergjegjes per shoqerimin e parave
  • Deklarata e personit pergjegjes per shoqerimin e parave
  • Njoftimi I ngjarjes ne polici nga personi pergjegjes – document zyrtar origjinal
  • Deklarata e pronarit/manaxherit te subjektit
  • Deklarata e shefit te sigurimit te subjektit
  • Incizime te kamerave te siguris ( nese ka)
  • Deklarata e drejtuesit te mjetit transportues te parave
  • Kontrata e punes e drejtuesit te mjetit transportues te parave
  • Fotokopje e certifikases se regjistrimit te mjetit shoqerues se parave
  • Vendimi nga Prokuroria per ecurine e ngjarjes ose Vendimi Gjykates
  • Fotokopje e te gjithe librave financiare ( ose printerit fiskal)  nje muaj perpara dates se ngjarjes
  • Dokumentet tjera specifike kërkohen varësisht nga rasti.

SIGURIMI I SHENDETIT

  • kërkesen per rimbursimin e shpenzimeve (shkarko formularin)
  • Kërkesa do të shoqërohet nga dokumentacioni mjeksor origjinal mjeksor
  • Kërkesa do të shoqërohet nga faturat fiskale per shpenzimet e kryera
  • Të gjitha dëshmitë dokumentare do të shoqërohen me përkthimin në një nga gjuhët e shënuara në formularin perkates

SIGURIMI I MALLIT GJATE TRANSPORTIT

  • raportim i demit.
  • Raporti i policisë për dëmin e shkaktuar.
  • Fletëngarkesa e mallrave të cilat kanë qenë duke u transportuar.
  • Dokumentet financiare të cilat dëshmojnë koston fillestare të mallit të dëmtuar.
  • Kopjet e dokumenteve identifikuese të transportuesit.
  • Dokumentet tjera specifike kërkohen varësisht nga rasti.

SIGURIMI I KONTRAKTOREVE NGA TE GJITHA RREZIQET

  • Raportin e policisë.
  • Kërkesën për kompensimin e dëmit.
  • Kopjen e letërnjoftimit.
  • Dëshminë mbi pronësinë.
  • Aktvendimin e gjykatës (nëse e ka).
  • Dokumentet tjera specifike kërkohen varësisht nga rasti.

Në rast të përgjegjësisë ndaj palëve të treta

  • Raportin e policisë, nëse egziston.
  • Kërkesën për kompensimin e dëmit.
  • Dokumentin e regjistrimit të biznesit apo të identifikimit varësisht ndaj kujt është
  • bërë dëmi (person fizik apo juridik).
  • Përshkrimin e detajizuar të dëmit/dëmeve të shkaktuara, në raste kur dëmi i është shkaktuar pronës duhet të dorëzohen edhe fotografitë e dëmit të shkaktuar.
  • Në raste kur dëmi i është shkaktuar personave duhet të dorëzohet raportimjekësor.
  • Dokumentet tjera specifike kërkohen varësisht nga rasti.

SIGURIMI I PERGJEGJESIVE DHE PRODUKTIT

  • Kërkesa për raportim të dëmit.
  • Raporti nga ndonjë organ zyrtar (policia, mjeku etj).
  • Përshrkimi i detajizuar i ngjarjes rreth shkaktimit të dëmit.
  • Sipas rastit, kompania e sigurimeve e informon të siguruarin se cilat procedura
  • tjera duhet ndjekur në raport me dëmin.
  • Dokumentet tjera specifike kërkohen varësisht nga rasti.

SIGURIMI I PERGJEGJESISE PROFESIONALE

  • Kërkesa për raportim të dëmit.
  • Raporti nga ndonjë organ zyrtar (policia, mjeku etj).
  • Përshrkimi i detajizuar i ngjarjes rreth shkaktimit të dëmit.
  • Sipas rastit, kompania e sigurimeve e informon të siguruarin se cilat procedura
  • tjera duhet ndjekur në raport me dëmin.

GARANCITE

  • Dokumentet qe do te kerkohen nga Perfituesi:
  • Kërkesa per konfiskim (format i lire) ku te ofrohen te dhena mbi ngjarjen e siguruar
  • Informacion dhe dokumentacion vertetues per shkeljet e detyrimeve te marra persiper nga i Siguruari dhe te specifikuar ne garancionin perkates te leshuar nga Kompania
  • Dokumente të  tjera specifike kërkohen varësisht nga rasti.