Politikat e privatësisë

POLITIKAT E PRIVATËSISË SË KOMPANISË SIGMA INTERALBANIAN VIENNA INSURANCE GROUP SH.A. DEGA KOSOVË

Drejtuar: Të gjithë klientëve paraprak, ekzistues, potencial dhe /apo individëve /përdoruesve të interesuar.
Mbrojtja e të dhënave personale dhe të dhënave të ndjeshme personale është shumë e rëndësishme për Kompaninë Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.A. Dega Kosovë dhe i gjithë procesi i përpunimit të të dhënave realizohet në konfidencialitet të plotë. Ne si Kompani jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë për ju të dhënat tuaja personale.
Procesimi i të dhënave personale dhe të dhënave tuaja personale të ndjeshme realizohet në përputhje me ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale që mund të shkarkohet në vegëzën në vijim https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18616.

Të dhënat personale
Procesimi i të dhënave tuaja personale është thelbësor dhe mundëson realizimin e kontratës / parakontratës së lidhur apo që mund të lidhet me ju.
“Të dhënat personale” përkufizohen me ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale por së paku i referohen çdo lloj informacioni që lidhet direkt ose indirekt me personin fizik (si emri, adresa dhe detajet e tjera).

Parimet e përpunimit të të dhënave personale
• Parimi i ligjshmërisë, drejtësisë dhe transparencës – të dhënat personale përpunohen në mënyrë të paanshme, të ligjshme dhe transparente, pa e cenuar dinjitetin e subjekteve të të dhënave.
• Parimi i kufizimit të qëllimit – të dhënat personale grumbullohen vetëm për qëllime të caktuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk mund të përpunohen më tutje në kundërshtim me këto qëllime. Përpunimi i mëtejmë me qëllim të arkivimit për interes publik, qëllimit të hulumtimit shkencor ose historik, ose qëllimit statistikor, nuk konsiderohet që është në mospërputhje me qëllimin fillestar.
• Parimi i minimizimit të të dhënave – të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe nuk duhet t’i tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar ose përpunuar më tutje.
• Parimi i saktësisë – të dhënat personale duhet të jenë të sakta dhe të përditësuara.
• Parimi i kufizimit të ruajtjes – të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit, për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore apo për Administratën Tatimore të Kosovës ose me ndonjë ligj tjetër përkatës.
• Parimi i paprekshmërisë dhe konfidencialitetit – të dhënat personale përpunohen në atë mënyrë që garantojnë siguri të përshtatshme të tyre, duke përfshirë mbrojtjen ndaj përpunimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe ndaj humbjes, asgjësimit ose dëmtimit aksidental, duke përdorur masa të përshtatshme teknike dhe organizative.

Transferimi i të dhënave personale
Transferimi i të dhënave do të realizohet në çdo rast në përputhje me ligjin në fuqi. Në rast të transferimit brenda vendit, në vendet e BE, në vendet e treta (për arsye teknike, si back up etj) apo në organizata ndërkombëtare Kompania do të sigurohet se përmbushen kriteret ligjore e më pas do të realizohet transferimi. Transferimi do të realizohet me qëllimin e përmbushjes së kontratës.
Ne si kompani jemi të detyruar, që në rastet kur nga kërkohet nga institucionet mbikëqyrëse, gjykatat apo organe të tjera, për të cilat parashikohet me ligj, të realizojmë transferimin e të dhënave tuaja personale tek këte institucione.

Afati i ruajtjes së të dhënave tuaja personale
Ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale për periudhën kohore që shërbejnë për përmbushjen e qëllimit për të cilin në i kemi marrë ato të dhëna dhe për periudhën kohore që është parashikuar në ligjet dhe rregulloret në fuqi në Republikën e Kosovës.
Pas kalimit të kësaj periudhe të dhënat tuaja personale do të fshihen ose do të bëhen anonime, përveç nëse është paraparë ndryshe me Ligjin përkatës për Arkivat Shtetërore ose me ndonjë ligj tjetër përkatës

Cilat janë të drejtat tuaja?
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, lidhur me të dhënat tuaja personale ju keni të drejtat si më poshtë:
– Të keni akses ose qasje në informacion;
– Të kërkoni të korrigjoni, ndryshoni apo fshini të dhënat tuaja personale në përputhje me legjislacionin në fuqi;
– Të kufizoni apo të kundërshtoni ndaj përpunimit të të dhënave;
– Të merrni informacion lidhur me transferimin e të dhënave apo të njoftoheni për raste të incidenteve lidhur me të dhënat tuaja personale;
– Të kontaktoni apo ankoheni në çdo kohë tek zyrtari për mbrojtjen e të dhënave personale të Kompanisë përmes adresës elektronike mbrojtjaetedhenavepersonale@sigma-ks.net
Pse procesimi i të dhënave tuaja është i rëndësishëm?
Procesimi i të dhënave tuaja është i rëndësishëm për përmbushjen e kërkesave tuaja, duke filluar nga përgatitja dhe /ose dërgimi i ofertave, trajtimi i kërkesave për pagesë dëmi pavarësisht se nga cili produkt i sigurimit rrjedh, risigurimet, apo të gjitha proceset e tjera që kryhen nga Kompania për t’ju ofruar shërbimet e saj dhe për t’ju ardhur në ndihmë dhe lehtësuar se cili produkt apo pako e sigurimit ju shërben.
Informacione shtesë
Për çdo informacion shtesë që ju nevojitet lidhur me ruajtjen, procesimin dhe transferimin e të dhënave personale, dhe për çdo sqarim apo informacion më të detajuar apo edhe konsultime pa hezitim mund të kontaktoni Zyrtarin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Kompanisë në e-mail adresën mbrojtjaetedhenavepersonale@sigma-ks.net.