Sigurimi i mallrave eshte një sigurim specific, i dizenjuar për të mbrojtur mallrat tuaja gjatë transportit edhe në vende të tjera, jo vetëm në Kosovë.
Ky është një sigurim që ofrohet sipas tri klauzolave bazë të sigurimit të mallit A, B, C, si më poshtë, standard ndërkombëtar i Institutit të Londrës, sipas rreziqeve kryesore si më poshtë:
Klauzolat C. Humbjet totale dhe avari të pjesshme në qoftë se shkaktohen nga:
- Zjarri, eksplozioni;
- Aksidente te mjeteve te transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët);
- Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë;
- Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificen gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det;
- Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës.
- Kontributi i mallit në avarinë e përgjithshme;
Klauzolat B te Institutit te Mallit “C” por shtohen:
- Tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja;
- Rënia e ujit mbi bordin e anijes;
- Rënia totale e pakove te vecanta gjate ngarkim-shkarkimit.
Klauzolat A. Nuk emertohen rreziqet, por mbulohen:
Te gjitha demet ose humbjet fizike te shkaktuara nga cfaredo ngjarje e pa-parishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastesishme.
SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosove e ofron këtë mbulim për t’ju ndihmuar në rast se mallrat e blera prej jush mund të demtohen fizikisht si brenda dhe jashtë vendit.