Gjithnjë e më shume sot bizneset janë më të ndjeshëm ndaj sigurimit të dëmtimeve që mund të pësojnë palët e treta (klientë dhe vizitore) në ambjentet ku ata zhvillojnë aktivitetin. Nëse klienti ose vizitori dëmtohet ai mund të kerkoje dëmshpërblim për dëmin që i ka ndodhur dhe Ju mund të duhet të paguani një shumë parash.
Në rast se Ju keni zgjedhur të siguroni përgjegjesinë Tuaj ndaj Palëve Të Treta për aktivitetin e biznesit tuaj, SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosovë paguan dëmshpëblimin për dëmin që ka pësuar pala përkatëse. Varësisht kërkesave të biznesit Ne ofrojmë lloje të vecanta të sigurimit të Përgjegjësisë si me poshtë:
- Sigurimi i pergjithshem i pergjegjesise ndaj pales se trete
Produkt standard i dizenjuar për të ofruar një mbulim në lidhje me kërkesat për dëmshpërblim nga publiku, personat që mund të pesojne dëme si pasojë e neglizhencës ose gabimeve gjatë ushtrimit të aktivitetit të Biznesit të siguruar ose punojësve të tij.
Sigurimi ofron dëmshperblim sipas vlerës së përgjegjësisë se tij ligjore në lidhje me dëmin e ndodhur për:
- Dëme shëndetësore (perfshirë vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) e ndonjë personi.
- Demtime të pasurisë së personave të tretë.
SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosove mund të ofrojë mbulim dhe për të gjitha shpenzimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë gjyqësore apo me pajtim, lidhur me ndonjë kërkesë për dëmshpërblim.
- Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit,
Ofron mbulim në sigurim për veprimtarinë e prodhuesve në drejtim të cilësisë së produktit. Nese keni një sigurim të tillë, atëherë SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosovë mund të dëmshpërblejë konsumatorët e produktit përkatës, në rast se ata dëmtohen gjatë konsumit të produktit, të tilla si: produkte ushqimore, pajisje elektrike, makineritë e pajisjet, preparatet kozmetike, produktet kimike …
SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosovë do të dëmshperblejë të Siguruarin përgjegjes për:
- Dëmtime trupore (përfshirë vdekje ose sëmundje) të një ose disa personave.
- Dëmtime fizike të sendeve, shkaktuar nga mallrat e prodhuar, shitur, furnizuar, instaluar, montuar, riparuar, ndryshuar ose trajtuar nga I Siguruari.
- Sigurimi i përgjegjësie Profesionale
Profesioni Juaj përvec se është mjeti me te cilin ju siguroni jetesën Tuaj, mbart në vetvete dhe rreziqe të ndryshëm, ndër më të rëndësishmit ato të gabimeve të mundshme profesionale. Keto gabime mund t’ju bëjne juve përgjegjës ligjerisht ndaj një pale të tretë.
SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosovë ju ofron sigurimin e përgjegjesisë profesionale për disa lloje profesionesh dhe si parim ofron mbulim sa më poshte:
- Shumat për të cilat Ju mund të bëheni ligjërisht përgjegjës për të paguar si rrjedhojë e ndonjë kërkese për dëmshpërblim, si rezultat i drejtëpërdrejtë i neglizhencës, gabimi ose mosveprimi gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarisë Tuaj.
- SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosovë mund të kompensojë gjithashtu dhe kostot e mbrojtjes dhe te zgjidhjes së mosmarreveshjeve lidhur me kerkesat per dëmshperblim, nëse një mbulim i tille është përzgjedhur.
Në bashkëpunim me partnerët risigurues SIGMA Interalbania Vienna Insurance Group – Dega Kosovë mund t’ju ofroje paketa të veçanta te sigurimit të Përgjegjësisë Profesionale, në përputhje me profesionin Tuaj!
- Sigurime të tjera të Pergjegjësisë:
- Sigurimi i Përgjegjësisë për Furnizuesit e Gazit dhe Karburantit
- Sigurimi i Përgjegjësisë për Veprimtaritë në Fushën e Minierave dhe Mineraleve
- Sigurimi i Përgjegjësisë profesionale për Drejtuesit dhe Nëpunësit. Sigurim i dizenjuar kryesisht per Banka dhe Institucione te tjera i cili ofron dëmshpërblim për dëmet financiare që mund t’i shkaktojnë Drejtuesit dhe Nëpunësit e Bankës ose Institucionit te siguruar nepremjet nje gabimi te rastesishem si rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës, gabimit ose mosveprimit gjatë drejtimit.
- Sigurimi i Përgjegjësisë profesionale, sigurim i personalizuar në bazë të profesionit që ushtroni!