Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale

Sigurimi i veprimtarisë së bankave

  • Sigurimi kompleks per Bankat (B.B.B. – Bankers’ Blanket Bond) &
  • Sigurimi nga dëmet si rezultati i manipulimit me kompjuter dhe mjeteve të tjera elektronike (Electronic & Computer Crime)

Sigurimi BBB eshte nje sigurim i dizenjuar vetëm për Bankat, pasi ofron nje mbulim nga një seri rreziqesh, kryesisht financiare nëpërmjet klauzolave përkatëse, të cilat mund të jene 7 ose me shumë varesisht specifikës së kërkesave të Bankës.

  1. Jobesueshmëria e punonjësve, që mbulon dëmet financiare që janë rrjedhojë e veprimeve jo të ndershme të punonjësve të Bankës.
  2. Dëmtimi i zyrave e përmbajtjeve të tyre, për shkak të dëmtimit të mobiljeve, pajisjeve, kasafortave, shkaktuar nga vjedhja me thyerje si dhe grabitja.
  3. Sigurimi i parave në kasafortë, i cili mbulon dëmet e pësuara si rrjedhojë e veprimeve të dhunshme të tilla si: vjedhja, vjedhja me thyerje dhe grabitja gjatë kohës që kjo pasuri është ose supozohet të jete në ambjentin e të Siguruarit ose të ndonjë Banke tjetër.
  4. Para në udhëtim, që mbulon humbjen ose dëmtimin e pasurisë gjatë udhëtimit kudoqoftë nën ruajtjen e Punonjësve ose nën ruajtjen e çdo shoqërie Siguruese ose Transportuese, me qëllim transportimin në emër të të Siguruarit.
  5. Çeqet e falsifikuara
  6. Kartmonedha te falsifikuara
  7. Sigurimi i Letrave me Vlere dhe Dokumenteve te Shkruara

Sigurime per pjesemarrje ne tender dhe sigurim kontrate

Sigurime specifike të cilat ofrohen në përputhje me rregulloret perkatese te Bankes Qendore te Republikes se Kosoves dhe me rregulloret e brendshme te kompanise.

Nëse jeni klient i SIGMA Interalbania Vienna Insurance Group ne mund t’ju ofrojmë sigurime tenderi dhe sigurime kontratash, pasi të jetë perfunduar procedura përkatëse për lëshimin e këtyre sigurimeve.

SIGURIMI I PËRGJEGJESISË

Gjithnjë e më shume sot bizneset janë më të ndjeshëm ndaj sigurimit të dëmtimeve që mund të pësojnë palët e treta (klientë dhe vizitore) në ambjentet ku ata zhvillojnë aktivitetin. Nëse klienti ose vizitori dëmtohet ai mund të kerkoje dëmshpërblim për dëmin që i ka ndodhur dhe Ju mund të duhet të paguani një shumë parash.

Në rast se Ju keni zgjdhur të siguroni përgjegjesinë Tuaj ndaj Palëve Të Treta për aktivitetin e biznesit tuaj, SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosovë paguan dëmshpëblimin për dëmin që ka pësuar pala përkatëse. Varësisht kërkesave të biznesit Ne ofrojmë lloje të vecanta të sigurimit të Përgjegjësisë si me poshtë:

1. Sigurimi i pergjithshem I pergjegjesise ndaj pales se trete

Produkt standard i dizenjuar për të ofruar një mbulim në lidhje me kërkesat për dëmshpërblim nga publiku, personat që mund të pesojne dëme si pasojë e neglizhencës ose gabimeve gjatë ushtrimit të aktivitetit të Biznesit të siguruar ose punojësve të tij. Sigurimi ofron dëmshperblim sipas vlerës së përgjegjësisë se tij ligjore në lidhje me dëmin e ndodhur për:

  • Dëme shëndetesore (perfshi vdekjen, sëmundjen ose plagosjen) e ndonjë personi.
  • Demtime të pasurisë së personave të tretë.

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosove mund të ofrojë mbulim dhe për të gjitha shpenzimet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në rrugë gjyqësore apo me pajtim, lidhur me ndonjë kërkesë për dëmshpërblim.

2. Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit, ofron mbulim në sigurim për veprimtarinë e prodhuesve në drejtim të cilësisë së produktit. Nese keni një sigurim të tillë, atëherë SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosovë mund të dëmshpërblejë konsumatorët produktit përkatës, në rast se ata dëmtohen gjatë konsumit të produktit, të tilla si: produkte ushqimore, pajisje elektrike, makineritë e pajisjet, preparatet kozmetike, produktet kimike …

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosovë do të dëmshperblejë të Siguruarin për:

  • Dëmtime trupore (përfshirë vdekje ose sëmundje) të një ose disa personave.
  • Dëmtime fizike të sendeve, shkaktuar nga mallrat e prodhuar, shitur, furnizuar, instaluar, montuar, riparuar, ndryshuar ose trajtuar nga I Siguruari.

3. Sigurimi i përgjegjësie Profesionale

Profesioni Juaj përvec se është mjeti me te cilin ju siguroni jetesën Tuaj, mbart në vetvete dhe rreziqe të ndryshëm, ndër me të rëndësishmit ato të gabimeve të mundshme profesionale. Keto gabime mund t’ju bëjne juve përgjegjës lirgjerisht ndaj një pale të tretë.

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosove ju ofron sigurimin e përgjegjesisë profesionale për disa lloje profesionesh dhe si parim ofron mbulim sa më poshte:

  • Shumat për të cilat Ju mund të bëheni ligjërisht përgjegjës për të paguar si rrjedhojë e ndonjë kërkese për dëmshpërblim, si rezultat i drejtpërdrejtë i neglizhencës, gabimi ose mosveprimi gjatë drejtimit dhe zbatimit të veprimtarisë Tuaj.
  • SIGMA Interalbania Vienna Insurance Group – Dega Kosovë mund të kompensojë gjithashtu dhe kostot e mbrojtjes dhe te zgjidhjes së mosmarreveshjeve lidhur me kerkesat per dëmshperblim, nëse një mbulim i tille është përzgjedhur.
  1. Sigurimi i Përgjegjësie për Furnizuesit e Gazit dhe Karburantit
  2. Sigurimi i Përgjegjësisë për Veprimtaritë në Fushën e Minierave dhe Mineraleve
  3. Sigurimi i Përgjegjësisë profesionale pr Drejtuesit dhe Nepunesit. Sigurim i dizenjuar kryesisht per Banka dhe Institucione te tjera financiare, i cili ofron ofron demshperblim per demet financiare qe mund t’i shkaktojne Drejtuesit dhe Nepunesit Bankes ose Institucionit te siguruar nepremjet nje gabimi te rastesishem si rezultat i drejtperdrejte i neglizhences, gabimit ose mosveprimit gjate drejtimit.
  4. Sigurimi i Përgjegjësisë profesionale, sigurim i personalizuar në bazë të profesionit që ushtroni!
    Në bashkëpunim me partnerët risigurues SIGMA Interalbania Vienna Insurance Group – Dega Kosovë mund t’ju ofroje paketa të veçanta te sigurimit të Përgjegjësisë Profesionale, në përputhje me profesionin Tuaj!