Në kohët e sotme automjeti është një nga investimet kryesore për Ju dhe Familjen Tuaj. Në rast se Ju jeni shkaktar i një aksidenti në komunikacion, sigurimi i detyrueshëm TPL nuk ofron dëmshperblim për automjetin tuaj, por vetëm për automjetin që ju keni dëmtuar.
Për të ofruar një mbrojtje maksimale për cdo rast aksidenti dhe situate, SIGMA Interalbania Vienna Insurance Group Dega Kosovë Ju ofron sigurimin KASKO, i cili mbulon dëmtimet në automjetin Tuaj nga disa rreziqe si:
- përplasja aksidentale me automjet ose objekt tjetër, përmbysja ose rënia e objekteve të tjera mbi të,
- djegia ose eksplozioni si rezultat i zjarrit,
- thyerja e xhamave,
- dëmtimet ne parkim,
- fenomenet e natyrës, të tilla, stuhia, rrëshqitja e tokës ose përmbytja, dëbora ose breshëri si dhe
- dëmet nga vjedhja e pjesshme ose totale