Sigma Vig logo

Dëme

Dëme

Dëme

Dëme

Dëme

Dëme

Dëme

Dëmet

DEKLARO DËME

Dëmet

PYETJE TË SHPESHTA

Si të veproj nëse më humbet kartela e Sigurimit?
Ju lutem të kontaktoni sa më parë në formë të shkruar personin e kontaktit në Departamentin e Trajtimit të Dëmeve Shëndetësore, deklaroni humbjen e kartelës dhe depozitoni kërkesës për të përgatitur një kartelë të re.
Si të njoftoj nëse një person i siguruar ka humbur jetën/ ka vdekur?
Dërgoni në formë të shkruar personit të kontaktit në Departamentin e Trajtimit të Dëmeve Shëndetësore, duke e njoftuar për detajet e rastit të ndodhur. Nëse personi i siguruar, i cili ka humbur jetën, ka të kontraktuar polici që përfshin mbulueshmëri të rastit të ndodhur, duhet të njoftoni brenda afatit kohor të parashikuar në kushtet e kontraktuara.
Çfarë dokumentacioni duhet të paraqes në rast se planifikoj të kryej një intervenim?
Para Miratimi i shpenzimeve – Të gjitha trajtimet e planifikuara duhet të njoftohen paraprakisht pranë kompanisë, në formë të shkruar personin e kontaktit në Departamentin e Trajtimit të Dëmeve Shëndetësore. Kërkesa për paramiratim – të plotësohet me të dhënat e kërkuara dhe të bashkëlidhet në email.
Çfarë dokumentacioni duhet të paraqes në rast të shpenzimeve nga polica e Sigurimit Shëndetësor?
Dorëzimi i kërkesave për rimbursim – I Siguruari duhet të dërgojë kërkesat për shpenzimet mjekësore, duke përdorur formularin sipas formatit të Siguruesit. Kërkesat për rimbursimin e shpenzimeve mjekësore do të shoqërohen nga dokumentacioni mjekësor origjinal shoqërues duke përfshirë faturat për vërtetimin për pagesës.
Si të dorëzoj kërkesën për rimbursim për shpenzimet mjekësore që kam kryer?
Kryeni trajtimin mjekësor dhe paguani shpenzimet pranë klinikës/ordinancës. Merrni faturën fiskale nga Mjeku/ordinanca ku keni kryer trajtimin. Dorëzoni kërkesën për rimbursim në adresën e përcaktuar. Ju lutem mos harroni të dorëzoni kërkesën brenda afatit të përcaktuar në planin tuaj të mbulimit.
Si të veproj në rast të një emergjence shëndetësore?
Merrni trajtimin emergjent të nevojshëm për ju dhe nëse keni nevojë për këshillim na kontaktoni. Kurdo që keni mundësi, ju apo familjarët tuaj duhet të kontaktojnë sa më parë pranë nesh brenda 48 orëve për të raportuar ngjarjen emergjente si dhe të na informoni në rast të hospitalizimit.
Si të veproj në rast se pësoj një aksident të papritur dhe kam një policië sigurimi në rast aksidenti?
Lutemi, referojuni link për raportimin e dëmit këtu (link për rubrikën “Raporto Dëmin”).

Dëmet

DËSHMI TË KLIENTËVE

"Jam shumë i kënaqur me shërbimet e kësaj kompanie. Procedura e kompensimit ishte e thjeshtë dhe e shpejtë, pa komplikime. Stafi ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte. Faleminderit!"

"Kompaninë e zgjodha pas shumë eksperiencave të mëparshme, dhe s’jam zhgënjyer. Sigurimi i veturës më shpëtoi shumë para pas një aksidenti. Mbështetja që ofruan ishte profesionale dhe miqësore."

"Rekomandoj fuqimisht këtë kompani! Më kanë ndihmuar të kuptoj të gjitha detajet e sigurimit dhe kanë bërë që të ndjehem i sigurt."

"Shërbimi ishte fantastik! Pas dëmtimit të shtëpisë nga një stuhi, ekipi i sigurimeve e trajtoi kërkesën time shumë shpejt dhe më ofroi ndihmë praktike."

"Jam shumë e lumtur që bashkëpunova me këtë kompani. Premtimet që më dhanë, i përmbushën deri në detajin më të vogël. Siguria ime është në duar të sigurta."

"Procedura për sigurimin e shëndetit ishte shumë e lehtë. Në momentin që më nevojitej, kompania u tregua e gatshme të mbulojë shpenzimet pa asnjë vonesë. Shumë faleminderit!"

"Mbi pritshmëritë e mia! punonjësit ishin të durueshëm dhe gjithmonë të gatshëm të shpjegonin çdo pikë të kontratës. Jam shumë i kënaqur me mbrojtjen që ofrojnë."

"Sigurimi i udhëtimit me këtë kompani ishte vendimi më i mirë. Gjatë një emergjence jashtë vendit, mbështetja e tyre më ndihmoi jashtëzakonisht shumë. Profesionistë të vërtetë!"

"Në fillim isha skeptik, por pasi pësova një dëmtim të automjetit, e kuptova sa i rëndësishëm është sigurimi. Kompania më befasoi me shpejtësinë dhe efikasitetin."

"Nuk kam fjalë për stafin dhe shërbimet që ofron kjo kompani sigurimesh. Aplikimi online ishte shumë i lehtë, dhe përgjigja erdhi shumë shpejt. Kualitet i lartë shërbimi!"

Dëmet

Bisedoni drejtpërdrejtë me ekspertët tanë

Dëmet

KËRKESA - SIGURIM MOTORIKE

Njoftimi për pretendimin të policës
 

 

Dokumentet e nevojshme për pagesën e dëmshpërblimit të sigurimit

 

PDF Icon Njoftimi për një ngjarje sigurimi PDF Icon Formular kërkese

Dëmet

KËRKESA - SIGURIM I PASURISË

Njoftimi për pretendimin të policës
 

 

Dokumentet e nevojshme për pagesën e dëmshpërblimit të sigurimit të pasurisë

 

PDF Icon Njoftimi për një ngjarje sigurimi PDF Icon Formular kërkese

Dëmet

KËRKESA - SIGURIMET E PËRGJITHSHME

Njoftimi për pretendimin të policës
 

 

Dokumentet e nevojshme për pagesën e dëmshpërblimit të sigurimit

 

PDF Icon Njoftimi për një ngjarje sigurimi PDF Icon Formular kërkese
Zyrat! Dëme! Regjistrohu!