Sigurime nga aksidentet Individuale dhe Grupore
Sigurimi nga aksidentet personale ofron mbulim dhe mbron të siguruarin në rast aksidenti me pasojë lëndimin dhe/ose vdekjen e tij. Përfitimet përfshijnë kompensim në rast vdekjeje aksidentale, paaftësie totale të përhershme, paaftësie totale të pjesshme dhe paaftësie totale të përkohshme. Në rast paaftësie, siguruesi mund të ofrojë përfitime në të ardhura ditore për të siguruarin si dhe mbështetje shtesë për rehabilitim, nëse ai nuk mund të punojë për një periudhë të caktuar, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë.
Sigurimi i shëndetit Familjar dhe Individual
Sigurimi i shëndetit familjar ofrohet për të gjithë individët dhe mund të zgjerohet për të përfshirë partnerin (bashkëshortin/en), fëmijët apo edhe personat që jetojnë vetëm dhe janë të moshës madhore. Ky produkt sigurimi mbulon shpenzimet ambulatore, hospitalore dhe shpenzime të tjera relevante sipas kontratës së shëndetit.
Produktet
Sigurimi i shëndetit në Grup
Sigurimi në grup (polica kolektive) ofrohet për punëdhënësit, duke përfshirë kompani biznesi, organizata, shoqata, institucione publike dhe të tjerë, për të mbuluar punonjësit e tyre me sigurim për shpenzimet hospitalore, ambulatore dhe shpenzime të tjera relevante për sigurimin shëndetësor.
Sigurimi i mjeteve motorike (Kasko)
Me sigurimin kasko mbulohen rreziqet që mund të shkaktojnë dëme, shkatërrim ose zhdukje të objektit të sigurimit si pasojë e të papriturave dhe pa dëshirën e të siguruarit apo shoferit, si aksidenti në komunikacion, vjedhja e automjetit, katastrofat natyrore etj., të cilat janë të përcaktuara në policën e sigurimit.
Sigurimi i Kargos
Me sigurimin e mallit (cargo), Siguruesi garanton zëvendësimin e vlerës së siguruar në rast humbjeje apo dëmtimi total ose të pjesshëm të mallrave të transportuara, ku mbulimi bazohet në vlerën e faturës tregtare. Ky sigurim ofrohet sipas tri klauzolave bazë të sigurimit të mallit, të emërtuara Klauzola A, Klauzola B dhe Klauzola C, sipas standardit ndërkombëtar të Institutit të Londrës për fletëngarkesat e mallrave.
Produktet
Sigurimi i Parave gjatë Transportit (CIT)
Siguruesi dëmshpërblen të siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pasurisë së siguruar gjatë udhëtimit, nën ruajtjen e punonjësve, shoqërisë transportuese apo sigurimit fizik, me qëllim transportimin e parave në emër të të siguruarit.
Sigurimi i pasurisë së bizneseve dhe sigurimi shtëpiak/banesor
Në sigurimin e prones, siguruesi dëmshpërblen të siguruarin për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e zjarrit, rrufesë, eksplozionit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij. Sigurimi nga zjarri është mbulimi bazë, ndërsa shtesa janë mbulimet për sigurimet nga:
1. Tërmeti;
2. Stuhia;
3. Breshri;
4. Përmbytja;
5. Rrëshqitja e dheut;
6. Vjedhja;
7. Sigurimi i xhamave;
dhe te tjera mbulime siguruse qe mund të ofrohen me policë sigurimi.
Sigurimi CAR dhe EAR
Sigurimi i objekteve në ndërtim dhe montim bazohet në sistemin e mbulesës “all risks” (të gjitha rreziqet). Sigurimi i këtyre objekteve përfshin dy lloje të ngjashme sigurimesh:
- Sigurimi nga rreziqet themelore gjatë ndërtimit (CAR - Contractors’ All Risks)
- Sigurimi nga rreziqet themelore gjatë montimit (EAR - Erection All Risks)
Ky sigurim ofron mbulim për dëmet e mundshme gjatë procesit të ndërtimit apo montimit, përfshirë: zjarrin, goditjen e rrufesë, eksplozionin, stuhinë, breshërin, demonstratat, goditjen nga mjetet motorike apo makineritë e punës, rënien e fluturakeve ajrore, rrjedhjen e ujit nga instalimet, shembjen dhe uljen e tokës, ngricën, akullin, peshën e borës, ortekun e borës dhe shiun, dëmet qëllimkëqija, si dhe përgjegjësinë publike dhe profesionale të kryesit të punimeve për dëmet e shkaktuara palës së tretë.
Produktet
Sigurimi i Parave në Kasafortë
Mbulohen në sigurim kartëmonedhat në formën e valutave të ndryshme, deri në kufirin e përmendur në policën e sigurimit. Pasuria e siguruar mund të jetë në pronësi të të siguruarit ose e mbajtur nga i siguruari në çdo formë që e bën të siguruarin përgjegjës për humbjen e saj.
MTPL e brendshme
Sigurimi i detyrushëm i autopërgjegjësisë (MTPL - përgjegjësia ndaj palës së tretë e mjeteve motorike) mbulon të gjitha dëmet që u shkaktohen palëve të treta në aksidentet rrugore, lëndimet trupore si dhe dëmet materiale.
Produktet
MTPL +
Shfrytëzuesit e mjeteve motorike të regjistruara në Kosovë, të cilët posedojnë policën valide të sigurimit MTPL Plus, mund të hyjnë lirisht dhe të udhëtojnë në Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi. Ndërkaq, në Shqipëri mund të hyjnë dhe të udhëtojnë vetëm me policën valide vendore MTPL.
Sigurimi i përgjegjësisë Publike GTPL
Përgjegjësia publike mbulon përgjegjësinë ligjore të të siguruarit për dëmet e shkaktuara palëve të treta gjatë kryerjes së aktivitetit të tij, përfshirë vdekjen apo lëndimet trupore dhe dëmet pronësore.
Produktet
Sigurimi i Përgjegjësisë së Produktit
Përgjegjësia e produktit ofron mbulimin siguruese për produktet e prodhuara në raport me palët e treta, duke përfshirë dëmet e shkaktuara që mund të kenë si pasojë vdekjen, lëndimin trupor, humbjen apo dëmtimin e pronës, siç parashihet në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta. Me këtë policë sigurohen dëmet potenciale që mund të shkaktohen nga produktet apo mallrat e ndryshme.
Produktet
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale
Përgjegjësia profesionale mbulon neglizhencën profesionale gjatë ushtrimit të profesionit për të cilin personi fizik apo juridik është kualifikuar. Ky sigurim mbulon përgjegjësinë juridiko-financiare dhe materiale ndaj palëve të treta, si pasojë e dështimit për të ushtruar punën profesionale në nivelin adekuat. Dëmet që rrjedhin nga neglizhenca profesionale mund të shkaktojnë dëm financiar apo fizik.
Produktet
Përgjegjësia e Drejtorëve dhe Zyrtarëve
Sigurimi i përgjegjësisë së drejtorëve dhe zyrtarëve mbulon dëmet e shkaktuara palëve të treta dhe kostot e mbrojtjes juridike në procedurën e kërkesës për dëmshpërblim, nëse ka pasur këshillim të gabueshëm, neglizhencë, deklarim të gabuar ose veprime të gabuara nga ana e drejtorëve dhe zyrtarëve përgjegjës. Ky sigurim mbulon pasojat financiare të shkaktuara nga pakujdesia e rëndë në zbatimin e autorizimeve ligjore.
Produktet
Sigurimi BBB/ECC
Sigurimi kompleks i Bankave dhe Institucioneve Financiare ofron zgjidhje për menaxhimin e rreziqeve në Banka dhe institucione financiare. Ky sigurim mbulon ndodhitë e pandershmërisë së punonjësve, si mashtrimin financiar me qëllim përfitimin, përvetësimin e parave, vjedhjen, dëmtimin, shkatërrimin, keqpërdorimin e pasurisë së institucioneve, falsifikimet e çeqeve, transfertave etj. Po ashtu, mbulohen humbjet apo dëmtimet e pasurisë, humbjet ose dëmtimet e mjeteve financiare, zyrave dhe përmbajtjeve të tyre në raste vjedhjeje, tentativash për vjedhje, dëmtimesh të qëllimshme ose vandalizmi. Ndërsa sigurimi ndaj krimeve elektronike kompjuterike mbulon përgjegjësinë financiare të shkaktuar nga ndërhyrjet e mundshme në sistemet kompjuterike, me qëllim shkaktimin e dëmit me dashje.
Sigurimi BBB/ECC
Sigurimi kompleks i Bankave dhe Institucioneve Financiare ofron zgjidhje për menaxhimin e rreziqeve në Banka dhe institucione financiare. Ky sigurim mbulon ndodhitë e pandershmërisë së punonjësve, si mashtrimin financiar me qëllim përfitimin, përvetësimin e parave, vjedhjen, dëmtimin, shkatërrimin, keqpërdorimin e pasurisë së institucioneve, falsifikimet e çeqeve, transfertave etj. Po ashtu, mbulohen humbjet apo dëmtimet e pasurisë, humbjet ose dëmtimet e mjeteve financiare, zyrave dhe përmbajtjeve të tyre në raste vjedhjeje, tentativash për vjedhje, dëmtimesh të qëllimshme ose vandalizmi. Ndërsa sigurimi ndaj krimeve elektronike kompjuterike mbulon përgjegjësinë financiare të shkaktuar nga ndërhyrjet e mundshme në sistemet kompjuterike, me qëllim shkaktimin e dëmit me dashje.
Sigurimi i Garancisë së Ofertës, Ekzekutimit, Avansit, Depo Doganore, Kualitetit e punimeve
Sigurimi i Garancionit është një policë që garanton përmbushjen e një detyrimi të caktuar midis një pale (Siguruesi/Garantuesi), i cili i përgjigjet palës tjetër (Përfituesit/Autoritetit Kontraktues) për mosplotësimin e zotimeve ose mospërmbushjen e detyrimeve nga një palë e tretë (I siguruari/Operatori Ekonomik) për një projekt të caktuar.
Sigurimi i udhëtimit SHNU
Sigurimi i shëndetit në udhëtim është një produkt që mbron udhëtarët për shpenzimet mjekësore emergjente në rast të një sëmundjeje akute, të papritur, apo edhe në rast të një aksidenti të pësuar nga i siguruari gjatë periudhës së sigurimit ndërsa ndodhen në udhëtim jashtë territorit të Kosovës. Gjithashtu, kjo polici mbulon edhe shpenzimet e riatdhesimit në rast sëmundjeje apo në rast të humbjes së jetës.