Sigma Vig logo
VIG Kids Camp 2026: Një përvojë ndërkombëtare që bashkon fëmijët përtej kufijve

PUBLIKIME

20 Gusht 2026, 10:03

VIG Kids Camp 2026: Një përvojë ndërkombëtare që bashkon fëmijët përtej kufijve

 

Rreth 500 fëmijë nga 20 shtete të Evropës Qendrore, Lindore dhe Jugore u bënë pjesë e VIG Kids Camp 2026, një nga iniciativat më të veçanta sociale dhe edukative të Vienna Insurance Group (VIG), e organizuar në Austri nga Wiener Städtische Versicherungsverein.

Gjatë dy javëve të mbushura me aktivitete, pjesëmarrësit patën mundësinë të eksplorojnë qytete si Vjena, Salzburgu dhe Klagenfurti, të vizitojnë male, akullnaja, liqene dhe vende me rëndësi kulturore, duke krijuar një përvojë unike mësimi, argëtimi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

VIG Kids Camp është shumë më tepër sesa një kamp veror. Programi synon të forcojë vlerat e respektit, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërkulturor, duke u mundësuar fëmijëve të krijojnë miqësi të reja dhe të ndërtojnë ura komunikimi përtej kufijve kombëtarë dhe kulturorë.

Një nga momentet më të veçanta të edicionit të sivjetshëm ishin vizitat në shtëpitë e të moshuarve, ku fëmijët prezantuan këngë, valle dhe aktivitete kreative për banorët, duke promovuar dialogun ndërbrezor dhe rëndësinë e lidhjeve mes komuniteteve.

Pjesëmarrësit u përzgjodhën përmes konkursit ndërkombëtar të fotografisë“We Are Family”, i dedikuar fëmijëve të moshës 9 deri në 13 vjeç nga familjet e punonjësve të kompanive të Grupit VIG. Përmes interpretimit kreativ të konceptit të familjes, fëmijët fituan mundësinë të bëhen pjesë e kësaj aventure ndërkombëtare.

Si pjesë e familjes së madhe Vienna Insurance Group, Sigma Kosova vlerëson dhe mbështet iniciativa që promovojnë edukimin, diversitetin kulturor dhe zhvillimin e gjeneratave të reja. VIG Kids Camp është një shembull i shkëlqyer se si përvojat e përbashkëta mund të krijojnë miqësi të qëndrueshme, të forcojnë vlerat njerëzore dhe të frymëzojnë fëmijët për një të ardhme më të hapur dhe më bashkëpunuese.

VIG Kids Camp 2026: Një përvojë ndërkombëtare që bashkon fëmijët përtej kufijve
Zyrat! Dëme!