Sigurimi i Biznesit me Sigma Vienna Insurance Group
Vazhdimësia e biznesit tuaj është prioriteti ynë. Me Sigurimin e Biznesit nga Sigma Vienna Insurance Group, mbroheni nga rreziqet e papritura që mund të dëmtojnë pronën, stafin dhe aktivitetin tuaj tregtar.
Çfarë mbulon Sigurimi i Biznesit?
Mbrojtje e pronës – dëme në ndërtesa, pajisje, makineri apo inventar.
Sigurim i burimeve njerëzore – mbrojtje për stafin dhe punonjësit tuaj.
Sigurim i përgjegjësisë civile – në rast dëmesh ndaj palëve të treta.
Sigurim i përgjegjësisë së ekzekutivëve – për vendimmarrjet menaxheriale.
Mbulime shtesë – të personalizuara sipas nevojave të biznesit tuaj.
Pse të zgjidhni Sigma Vienna Insurance Group për sigurimin e biznesit?
- Sigurim gjithëpërfshirës për çdo lloj biznesi.
- Procedura të shpejta dhe transparente.
- Fleksibilitet në zgjedhjen e mbulimeve sipas specifikave të aktivitetit tuaj.
Sigurimi i pasurisë së bizneseve
Në sigurimin e prones, siguruesi dëmshpërblen të siguruarin për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e zjarrit, rrufesë, eksplozionit, përplasjes ose rënies së një avioni, pjesëve ose ngarkesës së tij. Sigurimi nga zjarri është mbulimi bazë, ndërsa shtesa janë mbulimet për sigurimet nga:
1. Tërmeti;
2. Stuhia;
3. Breshri;
4. Përmbytja;
5. Rrëshqitja e dheut;
6. Vjedhja;
7. Sigurimi i xhamave;
dhe te tjera mbulime siguruse qe mund të ofrohen me policë sigurimi.
Më shumë...