Sigma Vig logo

Sigurimi i shëndetit

Home parent location site Produkte actual location site Sigurimi i Shëndetit Familjar dhe Individual
Sigurimi i Shëndetit Familjar dhe Individual

Shëndeti është pasuria më e çmuar për çdo individ dhe familje. Me Sigurimin e Shëndetit Familjar dhe Individual nga SIGMA VIG, Dega Kosovë, përfiton mbrojtje financiare dhe akses më të lehtë në shërbimet shëndetësore, duke ju ndihmuar të përballoni me qetësi situata të papritura që lidhen me shëndetin.

Kjo paketë sigurimi mbulon një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë vizitat ambulatore, ekzaminimet diagnostikuese, trajtimet mjekësore, shtrimet në spital dhe shpenzime të tjera të përcaktuara në kontratën e sigurimit. Polica mund të personalizohet sipas nevojave tuaja dhe të zgjerohet për të përfshirë bashkëshortin/en, partnerin/en dhe fëmijët, duke garantuar mbrojtje të plotë për të gjithë familjen.

Ky sigurim është i përshtatshëm për:

Pse është i nevojshëm Sigurimi i Shëndetit?

Sepse shpenzimet shëndetësore mund të shfaqen në çdo moment dhe shpesh janë të vështira për t'u parashikuar. Duke zgjedhur Sigurimin e Shëndetit SIGMA VIG, Dega Kosovë, mbështesni mirëqenien tuaj dhe të të dashurve me një zgjidhje të besueshme, fleksibël dhe afatgjatë. Investoni sot në sigurinë e shëndetit tuaj dhe përfitoni qetësinë që meritoni çdo ditë.

 

Sigurimi i Shëndetit në Grup

Kjo policë kolektive është krijuar për të mbuluar shpenzimet që lidhen me kujdesin shëndetësor, duke përfshirë:

Falë fleksibilitetit të produktit, mbulimi mund të përshtatet sipas nevojave të organizatës dhe numrit të të siguruarve.

Sigurimi i Shëndetit në Grup me Sigma VIG, Dega Kosovë, është veçanërisht i përshtatshëm për:

Në një treg gjithnjë e më konkurrues të punës, ofrimi i sigurimit shëndetësor për punonjësit konsiderohet një benefit i rëndësishëm që ndihmon në tërheqjen, motivimin dhe mbajtjen e profesionistëve më të mirë.

Përfitimet kryesore të këtij sigurimi përfshijnë:

-uljen e barrës financiare të shpenzimeve shëndetësore, akses më të shpejtë në shërbimet mjekësore,

-rritjen e sigurisë dhe qetësisë për punonjësit,

-krijimin e një kulture organizative që vlerëson kujdesin për njerëzit.

Duke zgjedhur SIGMA VIG Kosovë, punëdhënësit investojnë jo vetëm në mbrojtjen shëndetësore të stafit, por edhe në zhvillimin e qëndrueshëm dhe performancën afatgjatë të organizatës së tyre.

PDF Icon 2. Tarifa Sigurimi i shendetit.pdf

Sigurimi i shëndetit Familjar dhe Individual

Sigurimi i shëndetit familjar ofrohet për të gjithë individët dhe mund të zgjerohet për të përfshirë partnerin (bashkëshortin/en), fëmijët apo edhe personat që jetojnë vetëm dhe janë të moshës madhore. Ky produkt sigurimi mbulon shpenzimet ambulatore, hospitalore dhe shpenzime të tjera relevante sipas kontratës së shëndetit.

 

Sigurimi i shëndetit në Grup

Sigurimi në grup (polica kolektive) ofrohet për punëdhënësit, duke përfshirë kompani biznesi, organizata, shoqata, institucione publike dhe të tjerë, për të mbuluar punonjësit e tyre me sigurim për shpenzimet hospitalore, ambulatore dhe shpenzime të tjera relevante për sigurimin shëndetësor.

 

Më shumë...
Zyrat! Dëme! Regjistrohu!