Sigurime nga të gjitha rreziqet në ndërtim (CAR)

Çdo pasuri e juaja është simbol jo vetëm i ëndrrave Tuaja, por dhe investimit të realizuar me shumë mundim. Shtëpia, Hoteli, Restoranti, Biznesi Juaj janë simboli i shumë viteve pune. Kjo është aryeja pse Ju duhet të mendoni për një mbrojtje maksimale nga rreziqet e ndryshme. Jo vetëm zjarri, por edhe rreziqe të tjera natyrore mund ta demtojnë biznesin ose shtëpinë tuaj.

Bazuar në standardet më të mira ndërkombëtare dhe lokale, SIGMA Interalbania Vienna Insurance Group Dega Kosovë ofron dëmshperblim për dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e disa rreziqeve si më poshtë:

Paketa “Standard”

1. Zjarrit dhe rreziqeve shtese që mbulon objektet nga:

  • Rreziku baze: zjarri, eksplozioni, rrufeja, rënia e avionit ose pjesëve të tij, heqjen e mbeturinave.
  • Rreziqeve shtese: tërmet, permbytje, stuhi, shkarja e tokes, thyerja e xhamave, vjedhje dhe rreziqe të tjera specifike sipas kërkesës Tuaj.

Paketa “All Risks”

Të gjitha rreziqet e t e Paketës “Standard” si dhe:

  • Rreziqe të tjera specifike: Dëmet nga Uji i Tubacioneve, Pesha e borës, Dëmet nga Tymi, Aktet Keqdashëse, Rënia e Gurëve, Grevat, Trazirat Civile, Aktet Vandaliste etj…

Sigurimi nga Ndërprerja e Biznesit

Me anë te këtij sigurimi Ju mund të keni mbrojtjen maksimale në rast të një dëmtimi nga zjarri ose nga ndonjë nga rreziqet e tjera prej të cilave Ju keni siguruar Biznesin Tuaj. Ky sigurim ofron dëmshpërblim për fitimet e parashikuara për aq kohë sa do t’ju duhet të rindërtoni ambjentet e dëmtuara në përputhje me policën e sigurimit të rënë dakord dhe nënshkruar mes palëve.

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group ofron si produkt të vecantë, të shoqëruar gjithnjë me sigurimin nga zjarri dhe rreziqet shtesë, sigurimin nga ndërprerja e biznesit. Në rast të një dëmi në pronën e biznesit Tuaj ju keni një mbojtje të dyfishtë. Përfitoni dëmshpërblim për pronat që mund të jenë dëmtuar fizikisht dhe gjithashtu dhe fitimin që do të kishit realizuar për periudhen që biznesi Juaj nuk mund të jetë aktiv.

Sigurime Inxhinierike

SIGMA është pjesë e kompanisë më të madhe në Evropën Lindore dhe Juglindore – Vienna Insurance Group dhe mbështetet mbi standardet e saj në ofrimin e produkteve specifike sic janë sigurimet e inxhinierisë civile.

Për të gjithë ndërtuesit dhe zbatuesit e projekteve në Kosovë SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Dega Kosovë ofron lloje të ndryshme të sigurimeve inxhinierike. Standardi i mbulimit ofron mbrojtje të plote nga të gjitha rreziqet, që mund të demtojnë projektin Tuaj dhe është i njëjtë me atë që ofrojnë kompani lider në botë për këto lloje sigurimesh:

1. Sigurime nga te gjitha rreziqet ne ndertim (CAR), mbulon punimet e ndërtimit që në fazën e projektimit dhe deri në përfundimin e tyre. Ky sigurim mbulon si dëmet që mund të pësojnë punët e kontratës, ashtu dhe dëmet që I Siguruari mund t’u shkaktojë palëve të treta.

Rreziqet kryesore që mbulohen për sigurimin e punëve të kontratës janë:

  1. zjarr, rrufe, eksplozion
  2. përmbytje, vërshim
  3. stuhi e cdo lloji
  4. tërmeti
  5. Vjedhja, grabitja
  6. Mjeshtëria e keqe, akte keqdashëse …

Siguruesi mban përgjegjësi për dëmet e pësuara gjatë periudhës së sigurimit. Ai do të paguajë për dëmtime materiale të objektit që është në ndërtim, si dhe dëme të shkaktuara palëve të treta, të tilla si:

  • Dëmtime trupore aksidentale ose dëme të palëve të treta
  • Humbje ose dëmtime aksidentale të pasurisë që u përket palëve të treta
  • Të gjitha shpenzimet, për të cilat Siguruesi ka dhënë miratimin e tij me shkrim

Sigurimi nga të gjitha rreziqet e montimit (EAR), siguron punimet e montimit të makinerive dhe pajisjeve që ne fillimin e tyre deri në fazën e përfundimit të vënies së tyre në punë, duke përfshirë edhe përgjegjësinë ndaj palëve të treta për dëme materiale e shëndetësore.
Mbulimi i ofruar është i të njëjtit standard si CAR, por i dizenjuar në mënyrë specifike për fazën e montimit të makinerive e pajisjeve në objektet industriale.

Rreziqet që ofron janë të ngjashme me ato të sigurimit CAR, por ofrohen në momentin e montimit ose për projekte ku volumi më i madh i punës është montim.

Përgjegjësia e Siguruesit fillon menjëherë me fillimin e punës montuese, ose pas shkarkimit të artikujve të listuara në formular në sheshin e montimit dhe do të vazhdojë deri në momentin e mbarimit të dorëzimit, ose deri në momentin e përfundimit të provës së punës ose provës me ngarkesë të plotë.

Ky sigurim mbulon:

  • Dëmet materiale që ndodhin në procesin e montimit të makinerive, si dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që janë pasojë e çdo ngjarjeje sigurimi.
  • Përgjegjesinë ndaj palëve të treta si seksion i veçantë

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Dega Kosovë ofron dhe rekomandime mbi llojet e rreziqeve që duhet të perzgjidhen nga i Siguruari varësisht projektit që ai po zbaton.

Sigurime te mjeteve monetare

Për të gjitha Bankat dhe Institucione të tjera Financiare SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group Dega Kosovë ofron sigurime të vecanta për aktivitetin që ato kryejnë. Mbulimet janë të dizenjuara sipas nevojave specifike të tyre dhe nje standardi europian si më poshtë:

Sigurimi i parave ne kasaforte (CIS), siguron mjetet monetare që ndodhen në sportel, arkë e vendet e depozitimit të tyre ndaj rreziqeve të vjedhjes dhe grabitjes. Me anë të këtij sigurimi mbulohen kartmonedha në formën e valutave te ndryshme, sipas shumave të përzgjedhura nga institucioni përkatës. SIGMA Interalbanian Vienna Interalbanian Insurance Group Dega Kosovë do të demshpërblejë të Siguruarin për humbjen ose dëmtimin e pasurisë (parave) së siguruar si rrjedhojë e vjedhjes përmes hyrjes dhe/ose daljes me dhunë dhe/ose forcërisht nga ambjentet e siguruara.

Sigurimi i parave ne udhetim (CIT), siguron mjetet monetare gjatë transportit me korrier ose automjete ndaj rreziqeve të tilla si: vjedhja, grabitja etj…Objekt i këtij sigurimi janë kartmonedha në formën e valutave të ndryshme, deri në shumën e përzgjedhur nga institucioni përkatës.

Sigurimi ka si periudhë kohore momentin që pasuria (paratë) ngarkohen në automjetin që do të kryejë transportin me dokumentacionin përkatës deri në dorëziminin e tyre në destinacionin e përcaktuar. Sipas rregulloreve për këtë sigurim transporti i parave duhet të behet nën ruajtjen e punonjësve dhe/ose nën ruajtjen e shoqërisë transportuese apo siguruese.

Sigurime të mallit gjatë transportit

Sigurimi i mallrave eshte një sigurim specific, i dizenjuar për të mbrojtur mallrat tuaja gjatë transportit edhe në vende të tjera, jo vetëm në Kosovë.

Ky është një sigurim që ofrohet sipas tri klauzolave bazë të sigurimit të mallit A, B, C, si më poshtë, standard ndërkombëtar i Institutit të Londrës, sipas rreziqeve kryesore si më poshtë:

Klauzolat C. Humbjet totale dhe avari të pjesshme në qoftë se shkaktohen nga:

  • Zjarri, eksplozioni;
  • Aksidente te mjeteve te transportit (përplasje, nxjerrje në breg, fundosje, nxjerrje në cektinë, përmbytje, dalje nga binarët);
  • Shpenzimet për shkarkimin e mallit në një port të fatkeqësisë;
  • Humbje ose dëmtim i mallit për sakrificen gjatë avarisë së përgjithshme ose hedhje e mallit në det;
  • Shpenzime për shpëtimin e ngarkesës.
  • Kontributi i mallit në avarinë e përgjithshme;

Klauzolat B te Institutit te Mallit “C” por shtohen:

  • Tërmeti, shpërthimi vullkanik, rrufeja;
  • Rënia e ujit mbi bordin e anijes;
  • Rënia totale e pakove te vecanta gjate ngarkim-shkarkimit.

Klauzolat A. Nuk emertohen rreziqet, por mbulohen:

Te gjitha demet ose humbjet fizike te shkaktuara nga cfaredo ngjarje e paparishikuar, e papritur, aksidentale dhe e rastesishme.

SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group – Dega Kosove e ofron këtë mbulim për t’ju ndihmuar në rast se mallrat e blera prej jush mund të demtohen fizikisht si brenda dhe jashtë vendit.